Arrestohet turku, shfrytëzonte tre kineze për prostitucion në Durrës

Arrestohet turku, shfrytëzonte tre kineze për prostitucion në Durrës

Policia e Durrësit ka vijuar hetimet në kuadër të operacionit të koduar “Space”, duke arrestuar organizatorin e një rrjeti që përshtaste apartamente për ushtrim prostitucioni. Në pranga ka rënë shtetasi turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2 në Tiranë. Gjatë kontrollit iu sekuestruan edhe 3 aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për veprimtarinë kriminale. Nga hetimet rezulton se ky shtetas kishte rekrutuar 3 gra me shtetësi kineze, të arrestuara në fazën e parë të operacionit “Space”, për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës. Operacioni “Space” nisi më 22 shtator 2025, kur u arrestuan 3 shtetaset kineze dhe u referuan materialet për hetim ndaj 5 personave të...