Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Koçiu inspektim në Kurbin, pika e grumbullimit të makinave do t’i kalojë bashkisë
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka qenë në Kurbin, ku ka inspektuar nga afër, lirimin e një hapësire publike në këtë zonë. Së bashku me të, ishin edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda, si dhe kryetarja e Bashkisë, Majlijnda Cara. Në zonë, është liruar një hapësirë, që më herët është përdorur për të grumbulluar makina të vjetra ose jashtë funksionit. “Në fakt, është një nga pikat e grumbullimit që Policia e Shtetit ka përdorur prej vitesh, për të depozituar gjithë ata mjete motorike, që janë sekuestruar apo konfiskuar. Pika të tilla kemi me dhjetëra, të shpërndara në territor, në mbarë vendin dhe falë aksionit që kemi ndërmarrë me një sërë agjencish të Ministrisë së Brendshme, kemi nisur seleksionimin e të gjithë këtyre mjeteve...