Zbulohen 1.1 ton marijuanë dhe arsenal armësh në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë (EMRAT)

Zbulohen 1.1 ton marijuanë dhe arsenal armësh në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë (EMRAT)

Një operacion i policisë greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM ka zbuluar një sasi te madhe droge bashkë më arsenal armësh, duke çuar në arrestimin e 6 shqiptarëve. Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregëtonte edhe kokainë dhe droga të tjera sintetike. Operacioni i policisë u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias. Kreu i grupi kriminal ishte 39-vjeçari Fatjon Prendi, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjeçari Elson Ndreca. Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëvë she transportin e kreut të grupit, u vunë në pranga dhe 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoj. Në pranga gjatë operacionit ra edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një...