Pse malësorët vishnin rrobat mbrapsht, ose ia kthenin mikut këpucët përmbys

Pse malësorët vishnin rrobat mbrapsht, ose ia kthenin mikut këpucët përmbys

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht ndër banorët e zonave malore të veriut, mund të takoje në rrugë edhe njerëz me rroba të caktuara të veshura së prapthi, madje në mënyrë të dukshme. Një “modelim” i tillë i të veshurit në mjediset publike nuk dëshmonte pakujdesi. Përkundrazi, veshjet jo nga e mbara qëllimisht përcillnin mesazhe të ndryshme që kishin të bënin me hidhërimin më të thellë dhe me gëzimin më të madh për familjen ose fisin. Veshja e gunës së prapthi ndër mirditorët dëshmonte simbolikisht se personi mbante zi për vdekje mjaft të hidhur të një pjesëtari të familjes ose të një të afërmi në moshë të re, vdekje e cila kishte shkaktuar zbrazëti të madhe problematike për familjen, fisin dhe më gjerë. Përgjithësisht një mesazh...