“Donte të më përdhunonte”, del para gjykatës i riu që vrau me thikë 51-vjeçarin në Durrës/ Ja çfarë deklaroi ai

“Donte të më përdhunonte”, del para gjykatës i riu që vrau me thikë 51-vjeçarin në Durrës/ Ja çfarë deklaroi ai

Teilor Tivari, 24-vjeçari i akuzuar për vrasjen makabre të 51-vjeçarit Valbon (alias Marko) Beqiraj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë. Trupi i pajetë i 51-vjeçarit u gjet i masakruar me thikë në banesën e tij në katin e katërt të një pallati në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar, rreth 9 orë pas krimit që ndodhi mëngjesin e 24 shtatorit 2025, rreth orës 10:00. Viktima u zbulua nga nipi i tij në orët e mbrëmjes së po asaj dite, rreth orës 19:00. Sipas Policisë, Teilor Tivari kishte hyrë në banesën e Beqirajt nën pretekstin e blerjes së kokainës, por situata është përshkallëzuar në një konflikt që përfundoi në vrasje brutale. “Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari...