Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama të japë llogari”/ PD: Ku shkuan 8.5 milionë eurot e tenderit të AKSHI-t për sistemin e gjendjes civile?
Partia Demokratike me anë të një deklarate ka ngritur dyshime, lidhur me tenderin që është zhvilluar nga AKSHI për sistemin e Gjendjes Civile. Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat tha se nga viti 2022 deri në vitin 2025, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka tenderuar plot 8.5 milionë euro për ‘përmirësimin’ dhe mirëmbajtjen e sistemit të regjistrit kombëtar të gjendjes civile, ndërsa nuk dihet ende se ku kanë shkuar milionat e eurove. Në fund të deklaratës, ajo shtroi pyetjen se ku kanë shkuar 8.5 milionë eurot e tenderit të AKSHI-t për sistemin e gjendjes civile. Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Gjatë prezantimit të ministres së re të Punëve të Brendshme, Kryeministri Edi Rama theksoi se një...