Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kush është Entela Çano? Nga tritoli që desh e bëri copash tek 8.3 milionë € të marra nga tenderat
Nga një shpërthim me tritol poshtë makinës së saj në vitin 2014, te miliona euro të përfituara nga tenderat publikë. Historia e Entela Çanos, inxhinieres së ndërtimit dhe administratores së A & E ENGINEERING sh.p.k, është një ndër më të debatueshmet sot në Shqipëri. Emri i saj del në qendër të hetimeve të SPAK për aferat korruptive në Bashkinë e Kolonjës, ku përveç kryebashkiakut Erion Isai dhe disa zyrtarëve të tjerë, e pandehur është marrë edhe vetë Çano. Dosja e prokurorisë tregon se ajo kishte lidhje të ngushta me Isain, me të cilin komunikonte shpesh përmes WhatsApp-it. Pikërisht aty, sipas hetimeve, bëhej pazari për tenderat publikë, të cilët më pas përfundonin pothuajse gjithmonë në duart e të njëjtave firma ndërtuese. Shpëtimi nga tritoli Pak veta...