Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë amerikane. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë. Mes të tjerash në njoftim Ambasada thekson: “KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160, për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën.” Sipas Ambasadës, nëse barkodi i formularit DS-160 nuk përputhet me barkodin e takimit të rezervuar dhe kjo nuk korrektohet deri në dy ditë para datës së intervistës, takimi do të anulohet automatikisht. Në këtë...