Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin “Njeriu dhe Biosfera”

Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin “Njeriu dhe Biosfera”

Lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku ka ndarë për publikun edhe foton e dokumentit. “Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook. “Njeriu dhe Biosfera” është program i UNESCO-s dhe kjo do të thotë se lumi Vjosa është bërë zyrtarisht pjesë e kësaj organizate. Lumi Vjosa është lumi i vetëm i virgjër në Europë dhe për mbrojtjen e tij kanë reaguar një sërë aktorësh ndërkombëtar, mes të cilëve edhe Leonardo DiCaprio. Kujtojmë se Lumi Vjosa është shpallur në vitin 2023...