Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares së çështjes së grupit kriminal ku ishte pjesë, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari
38-vjeçari Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, është ekstraduar nga Gjermania, pasi në vitin 201 dhunoi dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshortin e gjyqtares së ngarkuar për procesin kundër grupit kriminal ku bënte pjesë. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 38-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Top Channel