Durrës/ Gjendet një trup i pajetë në breg të detit, viktima dyshohet se është mbytur

Durrës/ Gjendet një trup i pajetë në breg të detit, viktima dyshohet se është mbytur

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:40, në lagjen nr. 13 të Durrësit, pranë vijës bregdetare. Viktima është një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar dhe sipas Policisë dyshohet se është mbytur në det. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policise Rreth orës 06:40, në lagjen nr. 13, Durrës, në afërsi të bregut të detit, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 70 vjeç, dyshohet i mbytur në det. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë dhe dokumentimin ligjor të...