Kur Faik Konica kritikonte Ismail Qemalin: Pak nga pak i doli turpi, hoqi maskën, u duk hajdut sheshit

Kur Faik Konica kritikonte Ismail Qemalin: Pak nga pak i doli turpi, hoqi maskën, u duk hajdut sheshit

Në morinë e polemikave dhe sulmeve ndaj personazheve të kohës nga ana e Faik Konicës, ka rënë edhe Ismail Bej Vlora. Studiuesi Aurel Plasari para disa kohësh ka publikuar një letër të Faik Konicës, në të cilën ai sulmon egërsisht Ismail Bej Vlorën, duke e quajtur hajdut, transmeton konica.al. Në vazhdim mund ta lexoni të plotë letrën: “Ditët e para të luftës Ismail Qemal Beu i shkoj në Stamboll, i hequr më nj’anë, dyke heshtur e dyke përgjuar punët. Pas Lule-Burgazit u kuptua se Turqia e humbi luftën edhe urdhërimin e saj në Ballkan. Ismail Qemali doli nga vrima, u hoth në Bukuresht, e andej në Vjenë ku, që të përdorim një fjalë të popullit, “i kish rënë era kërmë”. Plaku zëmër-thatë e i vdekur...