Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kapet duke marrë pakon nga Kanadaja me lëndë narkotike, arrestohet 22-vjeçari nga Shkodra
Një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit të koduar “Kontinenti”. Një 22-vjeçar nga Shkodra u arrestua në flagrancë teksa merrte një pako me 7 kg Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja, në një degë postare në Vorë. Policia ka shpallur në kërkim edhe porositësin e drogës, ndërsa hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Njoftimii polcisë Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”. Sekuestrohen 7 kg Cannabis, trafikuar nga Kanadaja. Kapet duke marrë pakon me lëndë narkotike, në një degë postare në Vorë, një 22-vjeçar, banues në Shkodër. Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë,...