Projekti “Gajtan, kërkime arkeologjike paleolitike në Shqipëri” nga bashkëpunimi i IA-së dhe institucioneve franceze

Projekti “Gajtan, kërkime arkeologjike paleolitike në Shqipëri” nga bashkëpunimi i IA-së dhe institucioneve franceze

Projekti “Gajtan, kërkime arkeologjike paleolitike në Shqipëri” u zbatua gjatë këtij muaji rrëzë kodrës, ku ruhet dhe fortifikimi i njohur si “Qyteza e Gajtanit” pranë shpellës me të njëjtin emër. Projekt ky nga bashkëpunimi mes Institutit të Arkeologjisë/Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, nën drejtimin e arkeologut  Rudens Ruka dhe disa institucione shkencore franceze si; Njësia e përbashkët kërkimore 7194 Historia Natyrore e Shkencave Humane Prehistorik, Francë, INRAP, Universiteti Perpignan Via-Domitia. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën me dije se puna në terren konsiston në vëzhgime sipërfaqësore në shpatet e faqeve të masivit gëlqeror të Kodrës së Gajtanit me synim identifikimin e dukurive të karstit të shprehura në forma gjeomorfologjike si streha shkëmbore, guva, shpella. “Kontrollin e sipërfaqeve të pyllëzuara nëpërmjet aplikimit të skanimit...