Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbardhen autorët e përmbytjes në Bunec, KLSH zbulon skandalin e firmës koncensionare “ENERGO-SAS”
Më 16 janar 2025 dhjetëra familje dhe biznese në fshatin Bunec të Lukovës u përmbytën si pasojë e çarjes së digës të hidrocentralit të Bunecit. Uji mori para çdo gjë, por u desh ndërhyrja e policisë për largimin e banorëve që të mos regjistroheshin viktima. Kjo ngjarje ka autorë dhe përgjegjësia bie mbi shoqërinë koncensionare. Ka qenë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka evidentuar shkelje të rënda në respektimin e kontratës dhe cilësinë e punimeve. Koncensionari është shoqëria “ENERGO-SAS” themeluar në vitin 2001. Në vitin 2008 shoqëria “AGNA” e përfaqësuar nga Administratori i saj z. Vasil Naçi ka blerë 30% të kuotave të shoqërisë “ENERGO-SAS”. Më pas, në vitin 2014, “AGNA” kishte më shumë se gjysmën e kapitalit praktikisht 56% te kuotave...