Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Një film me Lubonjën, për Shqipërinë
Regjisori italian Stefano Grosi, përmes dokumentarit “Më i fortë se ciklopët”, solli jetën dhe kujtesën e Fatos Lubonjës, si një reflektim mbi historinë dhe traumat e Shqipërisë. Përmes fragmenteve dhe dëshmive personale, Lubonja rrëfen historinë e tij si një ish-i përndjekur politik, nga vizitat në ish-burgun kamp të Spaçit dhe ish-vilën e diktatorit te emigrimi e tranzicioni. “Në Spaç, unë kam shkuar shpesh. Sigurisht që shkuarja atje është një nevojë, të kthehesh në një vend ku ke shumë kujtime. Te shtëpia e diktatorit ishte hera e parë që shkoja, është shumë e rëndësishme për kujtesën, më vjen keq që e kanë transformuar. Janë vende ku shkoj për të kuptuar më mirë veten time dhe për të reflektuar”, shprehet Fatos Lubonja. Ndërsa ka rrëfyer pengjet e...