Manastirliu përballë kujt? Alesia Balliu: ‘Katastrofa’ e PD në Fier do të përsëritet në Tiranë

Manastirliu përballë kujt? Alesia Balliu: ‘Katastrofa’ e PD në Fier do të përsëritet në Tiranë

Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoralë për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, kur ato të caktohen, ndërsa Partia Demokratike nuk ka ende një alternativë. Berisha tha sot se kanë nisur diskutime, por nuk dha një emër konkret, i cili do të sfidojë Ogerta Manastirliun. Gazetari Andon Kello, u shpreh se PD është shumë mbrapa në këtë proces. Ai theksoi se është ngritur një grup prej tre personash në Partinë Demokratike, të cilët janë ngarkuar me përgjegjësinë për të gjetur emrin dhe për të negociuar me partitë opozitare. “PD është në këtë proces mbrapa në krahasim me Partinë Socialiste. PD ende pa një emër për kryeqytetin. Berisha me sa duket do anashkalojë statutin dhe nuk do mbajë primare dhe do ta justifikojë me faktin se janë...