SHBA-ja revokon vizën e Presidentit kolumbian Petro pas deklaratave në OKB

SHBA-ja revokon vizën e Presidentit kolumbian Petro pas deklaratave në OKB

Shtetet e Bashkuara do të revokojnë vizën e Presidentit kolumbian Gustavo Petro për “nxitje të ushtarëve amerikanë për mosbindje të urdhrave dhe për nxitje dhune”, njoftoi Departamenti i Shtetit. “Ne do të revokojmë vizën e Presidentit Petro për shkak të veprimeve të tij të pamatura dhe nxitëse,” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit. Presidenti Petro, i cili ndodhej në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, iu drejtua një turme jashtë selisë së OKB-së me fjalët: “U bëj thirrje të gjithë ushtarëve të ushtrisë amerikane që të mos i drejtojnë armët kundër njerëzve. Mos iu binduni urdhrave të (Presidentit Donald) Trump. Bindjuni urdhrave të njerëzimit!” Të martën, nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të...