Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Erion Isai nën hetim/ Neza: Një rast që na siguron për vazhdimësinë e korrupsionit në bashkitë e vendit
Analisti, Sami Neza në një intervistë në Ora News u shpreh se rasti i hetimit të kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai tregon për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen në administratën qendrore por edhe në pushtetin lokal. Neza: Është një model i menaxhimit lokal të burimeve financiare të buxhetit lokal nga ana e drejtuesve të bashkisë. Nuk është as rasti i parë dhe nuk do jetë as rasti i fundit. Përkundrazi është një rast që na siguron për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen ashtu si në administratën qendrore, edhe në pushtetin lokal që drejtohet nga e majta nga PS. Problemi këtu është jo thjesht lufta kundër korrupsionit apo identifikimi i rasteve, incidencave të korrupsionit siç është rasti i kryetarit të bashkisë së Kolonjës. Problemi është...