Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Detaje nga vrasja në Tepelenë, viktima një biznesmen italian. I zunë pritë dhe e qëlluan me automatik
Një biznesmen italian, 44-vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës. Mësohet se një person ka shtënë me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian. Në fillim, ai ka qëlluar në drejtim të gomave dhe më pas në drejtim të tij. Italiani ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari. Biznesmeni rezulton pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët. Policia në bashkëpunim me drejtorinë vendore...