Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gara në Bashkinë Tiranë, Këlliçi: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, tha se opozita duhet të zgjedhë kandidat për Bashkinë Tiranë, një individ që ka rekord publik, dhe sipas tij jo partiak. I ftuar në News 24, ai tha se PD ka përcaktuar axhendën e takimeve që sipas tij, do të konsultohen me të gjithë aleatët, sipas tij, qoftë edhe parti jo parlamentare. “Sot është bërë njoftimi publik nga z.Berisha. Sot kemi pasur një mbledhje së bashku me z.Alimehmetin dhe Noka. Kemi përcaktuar një axhendë takimesh në javët që vjen. Fillimisht partitë parlamentare, më pas edhe me partitë jo parlamentare pse jo edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, për aq pak shoqëri civile që ka mbetur. Sepse në pjesën dërrmuese është shuar apo kontrollohet nga maxhoranca. Dhe më pas me të...