Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Pamje nga aksidenti tragjik, një i vdekur dhe dy të plagosur (FOTO)
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Poliçan ku mbeti i vdekur një 34-vjeçar dhe u plagosën rëndë 2 të tjerë. Sipas informacioneve mësohet se mjet tip Porsche që qarkullonte nga Poliçani në drejtim të Beratit, ka devijuar rrugën dhe ka rënë nga ura në përrua. Pasi është bërë kqyrja e vendit të aksidentit, është bërë e mundur edhe nxjerrja e mjetit nga përroi me ndihmën e shërbimeve zjarrëfikëse. Si pasojë e aksidentit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Endri Vrushaj, 34-vjeç, banues në lagjen “Vakëf” në Berat. Të plagosur rëndë kanë mbetur dy pasagjerët, shtetasit Alban Elezi 36-vjeç dhe Gisi Shehu (Kristi Greku), 37-vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë” në Berat. Të plagosurit...