Bayern Munich i pandalshëm, poker dhe rekord nga Harry Kane!

Bayern Munich i pandalshëm, poker dhe rekord nga Harry Kane!

Bayern Munich vazhdon të shkëlqlejë dhe arrin një fitore me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së pestë në Bundesliga. Kane pati një rast ideal në minutën e pestë për të kaluar Bayernin në epërsi, por portieri mysafir ia mohoi golin yllit anglez. Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 22-të kur goditjen e fuqishme të Jonathan Tah e devijoi me trup Luis Diaz për rezultatin 1-0. Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Bayerni realizoi edhe golin e dytë përmes Harry Kane i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2-0. Në pjesën e dytë Kane ishte sërish protagonist duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të tretin për...