Gara për Tiranën, Salianji kërkon koalicion me neo-komunistët e Qorit: T’i lëmë pas ndarjet ileologjike

Gara për Tiranën, Salianji kërkon koalicion me neo-komunistët e Qorit: T’i lëmë pas ndarjet ileologjike

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në ÇdoKënd me Merita Haklaj në A2 CNN, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Salianji theksoi se në këto zgjedhje ndarjet ideologjike nuk kanë rol të madh. “Këto janë zgjedhje administrative për të cilat mund të gjendet dakordësia edhe me parti që ideologjikisht pak na puqin,” tha ai. Sipas tij, edhe Qori vetë ka përmendur se sistemi është i kapur dhe se ekziston një regjim, duke bërë që vijat ideologjike dhe ndarjet tradicionale të bien në sfondin e nevojës për bashkim. Ish-deputeti nënvizoi se prioritet është rrëzimi i Partisë Socialiste, duke bërë këtu një krahasim me Partinë e Punës, dhe pas këtij objektivi mund të diskutohet...