Trump kundërshton rekomandimet mjekësore, këshillon gratë shtatzëna për Tylenol dhe vaksinat

Trump kundërshton rekomandimet mjekësore, këshillon gratë shtatzëna për Tylenol dhe vaksinat

Donald Trump përsëriti të hënën thirrjen e tij për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël që të ndalojnë përdorimin e qetësuesit të dhimbjeve pa recetë Tylenol, pavarësisht kritikave nga organizatat shëndetësore dhe ofroi “këshilla” të reja që nuk mbështeten nga prova shkencore. Në një konferencë emergjente për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Trump e lidhi autizmin me vaksinimet e fëmijërisë dhe Tylenol-in e marrë nga gratë shtatzëna, duke bërë pretendime që nuk mbështeten nga prova shkencore. Sot, në një postim në platformën Truth Social, presidenti republikan bëri përsëri thirrje që vaksina kundër fruthit, shytave dhe rubeolës të “ndahet” në tre doza të veçanta dhe që fëmijët të mos vaksinohen për hepatitin B para moshës 12 vjeç. Zakonisht, kjo vaksinë administrohet brenda 24 orëve...