Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksidenti në Levan, profesori i njohur italian prej dy muajsh mbahet në burg
Një profesor italian edhe me famë ndërkombëtare po mbahet prej dy muajsh në burgun e Fierit për shkak të një aksidenti në datën 8 gusht në rrugën Levan – Fier, raportojnë mediat italiane. Ai është Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e Aquila-s, njëherësh dhe një shkencëtar i famshëm global. Kjo ka sjellë reagimin e një grupi deputetësh italianë, ku njëri prej tyre i është ankuar presidentit Bajram Begaj. Më saktë, deputeti Luciano D’Alfonso ka kontaktuar personalisht kreun e shtetit shqiptar që të ndërhyjë për kthimin e profesorit në Itali, një gjë që e kërkojnë dhe kolegët e tij universitarë. Incidenti që ka ndodhur në 8 gusht ka përfshirë makinën e profesorit dhe një Mercedez të shtetasit shqiptar E.S që dyshohet sipas medias...