Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hamasi akuzon Netanyahun për ‘gënjeshtra të hapura’ në fjalimin e tij në OKB
Hamasi i është përgjigjur fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Sipas mediave të huaja, Hamasi e ka akuzuar Netanyahun për “gënjeshtra dhe kontradikta të hapura”. Në një deklaratë të gjatë, Hamasi përshkruan tetë pika nga fjalimi i Netanyahut, të cilat pretendon se “përfaqësojnë një përpjekje të dëshpëruar për të shtrembëruar faktet”. “Ne theksojmë se këto gënjeshtra nuk do ta ndryshojnë të vërtetën”, deklaroi Hamasi më tej. “Duket se bota është bërë më e vetëdijshme për natyrën e pushtimit izraelit si një forcë koloniale e bazuar në gënjeshtra, mashtrime dhe vrasje sistematike”, thuhej më tej në deklaratën e Hamasit. Hamasi i bëri thirrje gjithashtu botës të ndalojë vrasjet dhe ta detyrojë Izraelin “të tërhiqet nga Rripi i Gazës, të hapë...