Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Redi Muçi: Lëvizja Bashkë, kurrë bashkëpunim me Sali Berishën
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka deklaruar prerazi se kjo parti nuk do të bashkëpunojë kurrë me Partinë Demokratike. I ftuar në studion e emisionit “Tema e Ditës” me Arbër Hitaj në RTSH , ai e konsideroi PD-në, me në krye Sali Berishën, si “modelin e një partie të lidhur me oligarkinë ekonomike”. “Ne e konsiderojmë veten tonë antisistemore, ku me sistem kuptojmë këtë lidhje të ngushtë që është ngritur ndër vite mes politikanëve, bizneseve, shpeshherë edhe botës së krimit. Për rrjedhojë, nuk hymë në negociata, aq më tepër me një emër si Sali Berisha”, tha Muçi. Ai shtoi se, në parim, Lëvizja Bashkë mund të diskutojë me parti që kanë dallime ideologjike, por jo me struktura që përfaqësojnë të njëjtin model të vjetër...