Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bie në prangat e policisë 35-vjeçari shqiptar/ Shpallet fajtor për përfshirje në një rrjet të trafikut të kokainës…
Klajdi Mehalla, 35 vjeç, me banim në Birkenhead, Merseyside, është dënuar me tre vite e gjysmë burg nga Gjykata e Staffordit në Angli, pasi u shpall fajtor për përfshirje në një rrjet të trafikut të kokainës dhe kanabisit. Mehalla u ndalua në prill nga efektivët e policisë gjatë një operacioni proaktiv në zonën e Rugeley, ndërsa ndodhej në një makinë të siguruar në emër të një personi tjetër. Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan katër pako me kokainë si dhe mesazhe në telefonin e tij që reklamonin shitjen e drogës në zonë. Ai pretendoi fillimisht se droga ishte për përdorim personal. Hetimet zbuluan se Mehalla luante një rol kyç në një grup të organizuar kriminal me lidhje me Shqipërinë, duke shpërndarë drogë për llogari të këtij rrjeti...