Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kryeministri erdhi me skenar të përgatitur”/ Tensionet në Kuvend, reagon Këlliçi: Ne kërkojmë debat, ata…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi në një emision televiziv, se opozita nuk është shkaktare e tensioneve në Kuvend. Ai tha se në seancën e parë, debati u pengua nga mazhoranca dhe Partia Demokratike u censurua. Sipas Këlliçit, kur opozitës iu dha fjala, seanca vijoi normalisht. Ai nënvizoi se opozita kërkon debat të shëndoshë, jo përplasje. Deputeti i PD Belind Këlliçi: Opozita nuk do që të krijojë tensione, por do vetëm debate. Në seancën e parë, kryeministri erdhi me skenar të përgatitur, që mos kishte debat. Kur iu dha mundësia opozitës, deputetët demokratë folën dhe seanca shkoi krejt në rregull. Kjo ndodhi në herën e dytë. Pra, nuk ka qëllime nga opozita për tensione.