Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksidenti i rëndë në Berat-Poliçan, viktima 34 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga ura! Dy të plagosurit nisen drejt Traumës
Një aksident i rëndë ndodhi mbëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Poliçan, në afërsi të fshatit Vodicë. Shoferi i një mjeti tip “Porsche”, që qarkullonte nga Poliçani në drejtim të Beratit, humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua ura në përrua. Si pasojë e aksidentit, gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në lagjen “Vakëf” në Berat dhe mbetën të plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit Alban Elezi, 36 vjeç dhe Gisi Shehu (Kristi Greku), 37 vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë” në Berat. Të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,...