Dronët serbë në veri të Kosovës, KFOR: Nuk identifikuam shkelje të hapësirës ajrore

Dronët serbë në veri të Kosovës, KFOR: Nuk identifikuam shkelje të hapësirës ajrore

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka mohuar se ka pasur shkelje të hapësirës ajrore nga dronë që dyshohet të kenë ardhur nga Serbia. Pas alarmit të ngritur nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, për prezencën e dronëve në veri, përmes një përgjigje për A2 CNN, KFOR tha se nuk ka pasur cenim të sigurisë nga qielli. “Ne nuk kemi identifikuar shkelje të hapësirës ajrore me dronë që mund të ndikojnë në sigurinë në të gjithë territorin e Kosovës. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, prandaj KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, duke përdorur të gjitha mjetet dhe...