BIRN: Nga protestat në gjykatë, banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma

BIRN: Nga protestat në gjykatë, banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma

Çështja për ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës ka kaluar tashmë në betejë gjyqësore, ku banorët e fshatit Kurdari në njësinë administrative Suç, kanë paditur Bashkinë Klos, Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit, AZHT dhe shoqërinë “Global Interprise Group” sh.p.k. Banorët, të përfaqësuar nga avokatët Adriatik Lapaj dhe Dorina Prethi, kërkojnë pavlefshmërinë absolute të vendimeve të Këshillit Bashkiak, kontratave të lidhura me kompaninë si dhe të lejeve të dhëna për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e hidrocentralit. Avokatja Dorina Prethi theksoi se vendimet e Këshillit Bashkiak të Klosit për dhënien me qira apo në përdorim të fondit pyjor-kullosor, janë marrë në kundërshtim me ligjin, pasi nuk janë shoqëruar me konsultimet publike siç parashikohen në ligj. Sipas saj, konsultimet e kryera nga kompania nuk...