Aksident tragjik në Pejë, humb jetën vëllai i fituesit të “Big Brother VIP Albania”

Aksident tragjik në Pejë, humb jetën vëllai i fituesit të “Big Brother VIP Albania”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Qungur të Pejës, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pas një përplasjeje mes një veture dhe një katërçiklete.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Bllagajë të Pejës. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje shkuan njësitë policore dhe ekipet mjekësore. Fatkeqësisht, mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej të lënduarve, ndërsa një tjetër u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pejës. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Burime nga vendngjarja konfirmojnë se viktima është Eldion Kelmendi, vëllai i artistit të njohur dhe fituesit të spektaklit televiziv “Big Brother VIP Albania”, Gjesti. I plagosur rëndë ka mbetur Kadri...