Drejtori i Policisë, Ilir Proda, takon Catherine De Bolle në Europol për forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar

Drejtori i Policisë, Ilir Proda, takon Catherine De Bolle në Europol për forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një vizitë zyrtare në Hagë, ku u prit nga Drejtoresha Ekzekutive e Europolit, Catherine De Bolle. Në takim, Proda u shoqërua nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Gjatë takimit, Drejtoresha De Bolle vlerësoi angazhimin, profesionalizmin dhe besueshmërinë e Policisë shqiptare në operacionet e përbashkëta të koordinuara nga Europol, pjesë e platformës EMPACT, që synon luftën kundër krimit të organizuar në nivele ndërkombëtare. Ajo theksoi se mbështetja dhe asistenca e Europolit për Policinë e Shtetit shqiptar do të intensifikohet, duke garantuar një bashkëpunim të ngushtë në operacione dhe shkëmbim informacioni me agjencitë ligjzbatuese të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND...