Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Rrahu dhe keqtrajtoi nënën e tij, merret në hetim 60-vjeçari në Gjirokastër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fushëbardhë te Gjirokastrës ,ku shtetasi me inicialet F.G., 60 vjeç, ka rrahur dhe keqtrajtuar nënën e tij. Pas denoncimit në polici, është mësuar se policia e ka kaluar këtë çështje duke ia referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F.G., 60 vjeç, banues në fshatin Fushëbardhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. G., 60 vjeç, banues në fshatin Fushëbardhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj...