Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO-‘Rama dashuri të përjetshme për Soros’/ Nesho: Ka dalë hapur si kundërshtar i administratës Trump
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, ka komentuar lidhjet mes kryeministrit Edi Rama dhe fondacionit të George Soros, duke theksuar se marrëdhënia me Aleks Soros, birin e miliarderit, është e ngushtë dhe e afishuar hapur në publik. Sipas Neshos, një nga shembujt më të qartë të veprimtarisë së organizatës së Soros është pikërisht bashkëpunimi i Aleks Soros me Edi Ramën. ‘Një nga rastet par-ekselencë të veprimtarisë së organizatës së Soros, është bashkëpunimi i Aleks Soros me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Veprimtaria nuk fshihet fare, por në mënyrë të hapur sfidohet dhe SHBA. Kemi patur raste që në mënyrë të përsëritur, Rama ka shprehur se, me vëllain e tij Aleks Soros është në një dashuri...