Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ndërmjetës për vrasjen e Klevis Lleshit/ Bie në prangat e policisë në Itali, Saimir Kolaveri
Sajmir Kolaveri ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar pasditen e sotme Saimir Kolaverin, i cili është i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit. Mësohet se Kolaveri ka qenë ndërmjetës mes Aurel Hoxhës dhe Sahab Nuzit. Hoxha ka urdhëruar vrasjen për motive gjakmarrjeje, ndërsa Nuzi dyshohet ka ekzekutuar vrasjen për një pagesë prej 50,000 euro. Aurel Hoxha është identifikuar si urdhëruesi i rrëmbimit dhe vrasjes së 24-vjeçarit, Klevis Lleshi në 2020. Hoxha është pronari i lokalit "Monopol", ku janë ushtruar kontrolle gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Si nisi hakmarrja? Gjithçka nisi në Britaninë e Madhe, ku pas një sherri që dyshohet për pazare droge u vra Agim Hoxha. Vrasësi i tij ishte Arben Lleshi. Hoxha dhe Lleshi kishin një miqësi të hershme...