“Rama duhet të përfundojë në burg”/ Qeveria e përfshirë në krim, reagon deputeti: Kryeministri ndjek modele kriminale

“Rama duhet të përfundojë në burg”/ Qeveria e përfshirë në krim, reagon deputeti: Kryeministri ndjek modele kriminale

Gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, ka botuar një libër ku përmendet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij në biseda të përgjuara me elementë të krimit të organizuar. Sipas librit, Rama dhe njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së tij kanë qenë të lidhur me takime sekrete në Aruba me narkotrafikantë. Trocchia thekson se këto referenca janë të dokumentuara nga Antimafia italiane, e cila ka konfirmuar një takim të zhvilluar në vitin 2019. Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në një emision televiziv, duke komentuar këto zhvillime, akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me trafikun e drogës dhe për krijimin e një “narko-ekonomie” në vend. Xhaferri deklaroi se, sipas tij, Rama ka qenë i përfshirë në industrinë e narkotrafikut dhe se...