Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Propaganda rrotullohet rreth ‘Të madhit’”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon Ndregjoni: E meritonte, skandal me inceneratorë
Kryetari i ish të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni komentoi sot lidhur me zhvillimet më të fundit për Bashkinë e Tiranës. Në fjalën e tij gjatë një interviste televizive, Ndregjoni deklaroi se ish-kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj e meritonte shkarkimin sepse bëri skandalet e inceneratorëve. Ndregjoni u ndal edhe te situata me opozitën përballë mazhorancës, teksa shtoi se këtij krahu politik i mungon vizioni. “Erion Veliaj e meritonte shkarkimin, sepse e betonizoi Tiranën, bëri skandalet e inceneratorëve. Jo se nuk meritonte shkarkimin, por fundi i tij erdhi njësoj si në kohën e Partisë së Punës. Propaganda rrotullohet rreth “Të madhit”, po ndjekin të njëjtat metoda si të Enver Hoxhës. Kryeministri tha se deri më 2050, partia ime do drejtojë. Më kujton kohën e diktaturës,...