Mafia shqiptare përmendet në OKB? Reagon Ministria e Jashtme: Ja çfarë shkruan media ekuadoriane

Mafia shqiptare përmendet në OKB? Reagon Ministria e Jashtme: Ja çfarë shkruan media ekuadoriane

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mohoi lajmet që qarkulluan në media sipas të cilave, ministrja e Jashtme e Ekuadorit përmende mafien shqiptare. REAGIMI: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur keqinformimin e disa mediave online gjatë ditës së sotme, mbi faktin plotësisht të pavërtetë të përmendjes së Shqipërisë apo shqiptarëve, në fjalën kombëtare të Ekuadorit, nga Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky është një fakt tërësisht i sajuar, pa asnjë vërtetësi, pasi as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk përmenden në këtë fjalim, i cili është publik, i aksesueshëm në faqen zyrtare të OKB-së. Fjala e ministres mund të lexohet nga çdokush që nuk përpiqet të keqpërdorë këto forume të larta ndërkombëtare duke sajuar fakte të...