Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Begaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, çfarë u diskutua mes tyre
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Takimi i tyre erdhi përgjatë punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj ndan foton zyrtare mes tij dhe Guterres “Kënaqësi të ritakohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin“, shkruan President Begaj...