Presidenti Begaj në New York/ Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Shqipëria, rol në ruajtjen e paqes,…

Presidenti Begaj në New York/ Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Shqipëria, rol në ruajtjen e paqes,…

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është takuar në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u diskutua mbi kontributin aktiv të Shqipërisë në çështjet globale. Presidenti Begaj theksoi angazhimin e vendit për paqe, siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut. Ai gjithashtu vlerësoi udhëheqjen e Guterres në këto kohë të vështira për multilateralizmin. Postimi i presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Ishte kënaqësi të takohesha sërish me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, @antonioguterres, në kuadër të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Diskutimi ynë miqësor u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen...