Rusia: Kërcënimet e Zelenskyt për të goditur Kremlinin janë ‘të papërgjegjshme’

Rusia: Kërcënimet e Zelenskyt për të goditur Kremlinin janë ‘të papërgjegjshme’

Zëdhënësi i presidentit rus i përshkroi sot si “të papërgjegjshme” “kërcënimet” për sulme kundër Kremlinit të bëra nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë të transmetuar dje. Presidenti ukrainas “po shqyrton të gjitha opsionet pa kufizime, gjë që duket mjaft e papërgjegjshme”, tha Dmitry Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi këtë temë në konferencën e përditshme për shtyp. Volodymyr Zelensky tha në një intervistë me një gazetar të Axios të enjten se zyrtarët rusë mund të kenë nevojë për “strehëzat e tyre ajrore” nëse nuk i japin fund luftës që filloi në vitin 2022. Një raketë ruse dëmtoi selinë e qeverisë ukrainase në Kiev në fillim të shtatorit, qindra kilometra larg frontit, sipas autoriteteve ukrainase. Ukraina shpesh lëshon dronë kundër Rusisë në përgjigje të agresionit rus në territorin e saj dhe...