VIDEO / “Oh vëllau jem…”, momenti i rëndë kur Gjesti mbërrin në vendin ku vdiq vëllai i tij i mitur

VIDEO / “Oh vëllau jem…”, momenti i rëndë kur Gjesti mbërrin në vendin ku vdiq vëllai i tij i mitur

Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit dhe ish-banorit të “Big Brother”, fituesit Gjesti, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne në një aksident rrugor në Pejë. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor katërgomësh me shokun e tij, kur janë përplasur me një makinë. Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital. “Klan Kosova” ka publikuar momentin e rëndë kur Gjesti ka mbërritur në vendin ku u aksidentua për vdekje vëllai i tij, totalisht i shkatërruar, ndërsa miqtë i qëndrojnë pranë në këto orë të vështira për të gjithë. “Oh vëllau jem…”, dëgjohet të thotë këngëtari, duke qëndruar disa metra më tej vendit të përplasjes.