Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Një shtet i korruptuar në çdo qelizë”/ Blushi plas akuzat ndaj Ramës për lidhjet e tij me krimin: Të japë dorëheqjen
Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i PL, Tedi Blushi nga selia e partisë tha se shërbimet sekrete të vendeve partnere po e konturojnë zyrtarisht Edi Ramën, si kreun e parë dhe të vetëm të një narkoregjimi në Europë. Në deklaratën për media, Blushi theksoi se është tashmë i dokumentuar takimi i Ramës me kartelet në Aruba, për të cilën tha se është një tjetër provë e shkrirjes së mafias me shtetin. Kjo shpjegon para të gjithë shqiptarëve pse sot më shumë se 250 drejtues bandash janë në arrati, pse Edi Rama legalizoi kanabisin, emëroi ministra të brendshëm të dënuar ose me lidhje të afërta familjare me trafikun ndërkombëtar të drogës, dhe ku e gjithë kupola e policisë rezulton e përfshirë në kultivimin e kanabisit’, u...