Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Flota me ndihma për Gazën do të niset drejt lindjes nga Greqia
Një flotë anijesh ndërkombëtare me ndihma humanitare pritet të niset nga ujërat greke drejt Rripit të Gazës të premten, thanë organizatorët. Ata i kanë shpërfillur paralajmërimet nga Izraeli se autoritetet izraelite do ta përdorin çdo mjet për t’ia ndaluar hyrjen anijeve në enklavën e shkatërruar nga lufta. Flota Globale Sumud, e cila përbëhet nga rreth 50 anije civile, synon ta thyejë bllokadën detare të Izraelit ndaj Gazës, një përpjekje të cilën Izraeli e kundërshton fuqishëm. Shumë juristë, parlamentarë dhe aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze të klimës, Greta Thunberg, janë duke udhëtuar në këto anije. Kalimi i flotës përmes Mesdheut ka rritur tensionet ndërkombëtare, sidomos pasi ajo njoftoi këtë javë se ishte sulmuar nga dronët. Nuk pati të lënduar në ato sulme, por Italia dhe Spanja kanë...