Çapajev Gjokutaj: “Në bankat e shkollës moj mike, dy emra i gdhendëm dikur…”

Çapajev Gjokutaj: “Në bankat e shkollës moj mike, dy emra i gdhendëm dikur…”

Nga Çapajev Gjokutaj “Në bankat e shkollës, moj mike,/dy emra i gdhendëm dikur”. Këto vargje të një kënge te vjetër, që në vitet e shkollës së mesme i këndonim në grup dhe gjithë trishtim, m’u kujtuan mbrëmë, ndërkohë që spikeri fliste për një turist i cili kishte gdhendur emrin e vet dhe të të dashurës në muret e Colosseumit në Romë, ndaj rrezikonte të dënohej deri në 5 vjet burg.Po të kërkosh në Google, të rezulton se vandalizma të këtij lloji nuk janë dhe aq të rralla. Vitet e fundit Colosseumi e ka pësuar diçka të tillë, minimumi edhe tri herë të tjera. Pesë vjet të shkuar një grup turistësh izraelitë shkaktuan skandal të përbotshëm se u kapën duke gdhendur emrat në muret e Taxh...