Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

Pasi shkarkoi Erjon Veliajn dhe formoi grupin e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet me në krye Belinda Ballukun, Edi Rama ktheu sytë edhe nga Kuvendi. Rreth 90 minuta kryeministri ka diskutuar me Kryeparlamentarin Peleshi, kreun e grupi socialist dhe drejtuesit e majtë të komisioneve të përhershme. Mësohet se në këtë takim me dyer të mbyllur në vilën qeveritare pranë Kryesisë së Kuvendit, janë ndarë fushat dhe përgjegjësitë e komisioneve të reja. Vëmendje e veçantë shkoi për mënyrën si do të funksionojë komisioni i ri i Fatmir Xhafajt, i cili pritet të jetë nismëtar i pr/ligjeve të ndryshme, si urë lidhëse mes institucioneve dhe “kontrollor” i Parlamentit. Komisioni për të Drejtat e Njeriut që drejtohet nga demokratja Jorida Tabaku pritet të rrëmbejë detyra...