Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Policia e Kosovës raporton prani dronësh në veri, dyshohen se janë nga Serbia
Dronë të cilët dyshohet se janë nisur nga territori i Serbisë janë vërejtur ditët e fundit duke fluturuar mbi pjesën veriore të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili theksoi se situata po monitorohet nga afër.“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë se po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe duke parë se çfarë mund të bëhet”, u shpreh Hoxha pas ceremonisë së shkatërrimit të armëve.Ai nënvizoi se, ndonëse rreziku ekziston për pjesën e kufirit, qytetarët nuk janë të rrezikuar pasi institucionet janë të angazhuara për sigurinë e tyre. “Është e rrezikshme për pjesën e...